TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reali Madridi arriti të merrte një fitore në “Santiago Bernabeu” kundër Barcelonës në ndeshjen e djeshme, duke gëzuar shumë tifozë të tyre në të gjithë botën.
Ka qenë goli i Vinisius ai që ka çuar në këmbë gjithë madrilenët e mes tyre edhe sulmuesin e kombëtares sonë dhe të Malagas në La Liga 2, Armando Sadiku.
Elbasanasi është filmuar nga partnerja e tij teksa feston si i çmendur golin e sulmuesit brazilian, i cili në minutën e 71 dhe i hapi rrugën fitores së skuadrës së “Los Blancos”. Sadiku është çuar në këmbë dhe feston teksa përsërit disa herë shprehjen e famshme spanjolle “golazo”.
Ai nuk mjaftohet me kaq, por nga “repertori” i tij ndoshta pa dashje del edhe një fjalë jo dhe aq e hijshme.
“Shk***ato”, thotë sulmuesi, i cili i jep edhe pak nuanca spanjisht. Më pas ai me shaka shprehet se shpreson të mos anulojnë golin për pozicion jashtë loje të Vinisius.