SPORT, 2 Mars 2020, 11:45

Gazetari spanjoll: Ronaldo dëshiron rikthimin te Reali, tifozët e emocionuan

Gazetari spanjoll: Ronaldo dëshiron rikthimin te Reali, tifozët e

Cristiano Ronaldo përfitoi nga ndalimi i futbollit në Itali për shkak të koronavirusit dhe mbrëmjen e kaluar u rikthye në Madrid. Ylli portugez ndoqi nga shkallët e “Santiago Bernabeu”, stadium ku ka kaluar vitet më të lavdishme të karrierës, El Clasicon mes Realit dhe Barcelonës, sfidë që u fitua 2-0 nga skuadra e Zidane. Ish-tifozët e pritën mirë dhe kaq ka mjaftuar që të dalin zërat e parë të rikthimit të tij. Ai që flet është një gazetar dhe mik i ngushtë i sulmuesit të Juves. Edu Aguirre ka lëshuar deklarata të forta për El Chiringuito, duke zbuluar edhe dëshirën e madhe të CR7. “E kam të sigurt faktin që Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet te Real Madrid. E ndjeu dashurinë e Madridit gjatë rikthimit, është emocionuar shumë. Ai është i përqendruar te Juventusi për momentin, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, askush nuk e parashikon dot", përfundon Edu Aguirre.