AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 14:17

“Venecia” në Tiranë, Meta zbardh detaje nga takimi: Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë nëse…

“Venecia” në Tiranë, Meta zbardh detaje nga takimi:

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi që ka pasur sot me katër anëtarët e Komisionit të Venecias në ditën e parë të vizitës së tyre faktmbledhëse në Tirane, të cilët më pas do të hartojnë dhe publikojnë opinionin e tyre gjatë muajt tetor. Në një postim në Twitter, presidenti Meta shkruan: #Kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të #KomisionitTëVenecias. Nëse do ishin respektuar #rekomandimet e tyre në të kaluarën, #Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë. Më herët, ata e nisen ditën me takimin e ish-deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha, e më pas me kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.