AKTUALITET, 9 November 2026, 13:00

SPAK kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tendera, kur drejtonte KESH

SPAK kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet

SPAK ka kërkuar 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin.

Në konkluzionet përfundimtare, prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që dënimi me burg të konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Kësisoj nëse gjykata pranon kërkesën e SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës nuk do ta vuajë dënimin në burg, por do t’i nënshtrohet shërbimit të provës për një periudhë katërvjeçare.

Beci akuzohet për favorizim të një kompanie në procedurën e një prokurimi me vlerë rreth 700 mijë euro, ne kohën kur ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).