TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme tek kryqëzimi i Shënkollit.
Një makinë është përplasur me një motor, ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit i cili është dërguar për në spitalin rajonal të Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Nuk dihen ende identitetet e personave që ishin në drejtimin e mjeteve dhe as se cilat ishin shkaqet e përplasjes.