AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 13:32

VIDEO/ “Me kërkesë të miqve ndërkombëtarë”, Krasta poston mesazhin e fortë për lirinë e gazetarëve

VIDEO/ “Me kërkesë të miqve


“Edhe gazetari i fundit i lirë ka mirënjohjen time”, kjo është deklarata e bërë pak kohë më parë nga gazetari Adi Krasta, të cilën e ka rikthyer sot në rrjetet e tij sociale, teksa fsheh dhe një mesazh tjetër.

Krasta shprehet se këtë video e ka ripostuar me kërkesë të miqve ndërkombëtarë, po pa specifikuar se cilët janë ata.

‘’Monologu hyrës i programit “A” të datës 22 Prill, 2019. E ripostoj me kërkesë të miqve ndërkombëtarë”, shkruan gazetari në postimin e tij në Facebook.

Ditëve të fundit edhe raporti i OSBE OHDIR për zgjedhjet e 30 Qershorit, theksonte se mediat në vendin tonë janë të kapura nga qeveria, dhe mungojnë gazetarët e pavarur.

Krasta ishte një nga të paktët që në emisionet e tij godiste qeverinë Rama, veçanërisht me monologjet e tij hyrëse në nisje të programeve.

Po mesa duket pikërisht kjo ‘liri’ për ti thënë të vërtetat, bëri që ai të largohej nga televizioni ku punonte, pas indicieve të shprehura se kjo ishte një kërkesë e kreut të qeverisë ndaj pronarit të News 24.