TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia gjermane ka nisur një aksion “Blic” në të gjithë vendin kundër mafies shqiptare që operon në këtë shtet.
“Bild” njofton se që prej orës gjashtë të mëngjesit, komandot speciale e kanë nisur operacionin në rajonin e Oberhauzenit. Qëllimi i policëve të armatosur rëndë, është mafia shqiptare e drogës, shkruan gazeta.
“Me tokmakë dhe sharra elektrike, ata kanë hapur dyert me shpejtësi. Të dyshuarit nuk kishin asnjë shans për të reaguar”, shkruan gazeta.
Deri më tani janë arrestuar tetë persona dhe janë kapur 3 kg lëndë narkotike. “Se si ranë hetuesit në gjurmët e mafias shqiptare, kjo nuk sqarohet.
Por gjithçka mund të ketë lidhje me dy therje me thikë në këtë rajon gjatë javëve të fundit. Mendohet se ato erdhën si shkak i përplasjes mes shpërndarësve të drogës”, njofton gazeta BILD.
