TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë thirrje tifozëve shqiptarë të mbështesin Kombëtare kuqezi e cila po kalon një moment jo të mirë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Meta ka konfirmuar prezencën e tij në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga shkallët e stadiumit sfidën mes Shqipërisë dhe Islandës, e vlefshme për eliminatoret në 'Euro 2020'.
Gjithashtu presidenti nuk ka nguruar të përmendë edhe humbjen e famshme 7-1 të Brazilit përballë Gjermanisë, duke theksuar se tifozët gjithmonë duhet ta përkrahin Kombëtaren.
Reagimi i plotë i Ilir Metës:
Nuk kisha në plan të shkoja sot në "Elbasan Arena" për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët.
E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.
Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.
Sot në "Elbasan Arena" me Kuqezinjtë!