TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në qytetin e Durrësit, për shkak se ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale ‘prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike’.
I arrestuari është R.Gj, 36-vjeç banues në Durrës, dhe ka rënë në pranga në vijim të punës për kapjen dhe vënien para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Durrës,
Kapet një shtetas në kërkim i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit R.Gj., 36 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.