TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të pranojë asnjë variant tjetër përveç listave të hapura në zgjedhjet parlamentare dhe për këshillat bashkiakë.
Berisha akuzoi bashkëkryetarin e komisionit, Damian Gjiknuri, se po përpiqet të përcaktojë në mënyrë të njëanshme axhendën e punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhor , pa marrë miratimin e bashkëkryetarit demokrat.
Ai tha se mazhoranca kundërshton hapjen e listave për këshilltarët bashkiakë, ndërsa pretendoi se kjo është një kërkesë e përbashkët e partive opozitare.
“Në kundërshtim me ligjin, vendimin e Parlamentit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, ka përcaktuar në mënyrë të njëanshme axhendën për të hedhur në erë komisionin. Vendmmarrja në komision është me veto.
Vegla e Ramës, Damian Gjiknuri, pa votën e bashëkryetarit tjetër kërkon të miratojë axhendën, që pala jonë nuk e pranon pasi janë vendosur pika për Reformën Territoriale.
Ata refuzojnë që listat për këshilltarët e bashkive të jenë të hapura. Kjo është një kërkesë e të gjitha partive politike opozitare.
Ne në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë listë veç asaj të hapur, për këshilltarë dhe listë plotësisht të hapur për Parlamentaret”, tha Berisha.