TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje agjencive të huaja që të hetojnë mbi dokumentin “Albanian Files” për të cilën SPAK ka regjistruar kallëzim penal.
Gjatë konferencës për mediat, Berisha u shpreh skeptik për mundësinë që Prokuroria e Posaçme të ndërmarrë veprime ndaj kryeministrit Edi Rama.
“SPAK njoftoi se filloi hetimin për dosjen “Albanian Files”. Pashë qëndrime të ndryshme, pati të ngazëllyer nga ky njoftim, pati të tjerë skeptikë dhe realistë në vlerësime. Të mendosh se SPAK, apo të besosh se SPAK do penalizojë Edi Ramën është një lloj sikur të mendosh se veshin tëndë mund ta shohësh pa pasqyrë. Por ajo cka bëj thirrje sot, agjencive ndërkombëtare, agjencive të vendeve partnere, të cilat merren me përkushtim në luftën kundër drogës, në Evropë dhe Botë, të ndërmarrin hetime më serioze për këtë dokument që është de facto monumenti më i zi i drogës në Evropë dhe në Botë”, deklaroi Berisha.
Berisha e quan atë një dokument të zi, ndërsa kryeministrin Edi Rama se qëndron pas përzgjedhjes së projekteve dhe ndarjes së fondeve, duke pretenduar se përfitues në këtë proces janë edhe persona të lidhur me kartelet e drogës.
“Në asnjë vend tjetër të planetit, as në ato që kultivojnë opiumin, as në të tjerat që kultivojnë kokainën nuk gjendet kurrë, një kushtetutë urbanistike, monument i zi si kjo dosje ku gjithçka të jetë dorëzuar në duart e karteleve dhe trafikantëve. 523 projekte me 60 studio, ndër të cilët edhe njerëz që ekzaltohen për shkak të xhepit të Edi Ramës, që i thonë që nuk duhet të bësh zgjedhje. Janë harxhuar për ato projekte nga 1.5-2 miliardë euro. Ku ? Pa asnjë diskutim përzgjedhësi i cdo projekti është vetë padrino. Kjo do të thotë se vetë ai ndan shumat, favoret”, tha kreu i PD.