AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 13:23

Tahiri para togave të zeza, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në sallën e gjyqit

Tahiri para togave të zeza, përfaqësues të Ambasadës


Ditën e sotme ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku edhe ka marrë pretencën nga Prokuroria.

Burime bëjnë me dije se në sallën e gjyqit ndodhen edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, të cilat kanë për detyrë të vëzhgojnë procesin gjyqësor.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë.

Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”.

Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.