TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 19-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në të shtënat me armë në Virginia State University, ku mbetën të plagosur pesë persona.
Camron Harris, nga Henrico, Virginia, u gjet i fshehur në një dollap brenda një konvikti në kampus, rreth 14 orë pas incidentit. Policia e arrestoi rreth orës 16:00 në ambientet e Seward Hall. Ai nuk është student i universitetit.
Të shtënat ndodhën rreth orës 01:30 të së shtunës, pranë godinave të banimit të universitetit. Pesë persona, të moshave 17 deri në 23 vjeç, u plagosën dhe u dërguan në spital. Njëri prej tyre, një 21-vjeçar, ndodhet në gjendje kritike, ndërsa një student 20-vjeçar është liruar nga spitali pasi kishte marrë plagë që nuk i rrezikonin jetën.
Pas ngjarjes, kampusi u vendos në izolim për disa orë, ndërsa policia nisi kërkimet për personat e dyshuar. Katër prej pesë të plagosurve nuk janë studentë të universitetit.
Ndaj Harris janë lëshuar tetë urdhër-arreste për vepra penale, përfshirë katër akuza për plagosje të qëllimshme dhe katër të tjera për përdorimin e armës së zjarrit gjatë kryerjes së një vepre penale. Ai mbahet në burg pa mundësi lirimi me kusht, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivit.