BOTA, 15 August 2026, 21:45

Mrekulli në Kolumbi, 3-vjeçarja nxirret gjallë pas më shumë se 100 orësh nën rrënoja (Video)

Një vajzë 3-vjeçare ka sfiduar “dritaren” kritike prej 72 orësh për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit të fuqishëm që goditi Kolumbinë perëndimore më 10 gusht, me magnitudë 7.4.

Ekipet e shpëtimit e nxorën fëmijën gjallë, pasi kishte qëndruar e bllokuar nën rrënoja për më shumë se 100 orë.

Vajza e vogël u gjet në lagjen Tequendama, ndërsa momenti i shpëtimit u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit.

Sipas mediave kolumbiane, fëmija u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tërmeti me magnitudë 7.4, më i forti që ka goditur Kolumbinë këtë shekull, ka shkaktuar të paktën 294 viktima dhe ka lënë gati 4 mijë persona të plagosur, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga autoritetet.