BOTA, 15 August 2026, 19:52

Pas tërmetit 7.7 ballë që shkaktoi 38 viktima, një tjetër lëkundje e fuqishme godet Indonezinë

Pas tërmetit 7.7 ballë që shkaktoi 38 viktima, një

Indonezia është goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm, vetëm disa orë pas lëkundjeve me magnitudë 7.7 ballë që goditën pjesën lindore të vendit dhe shkaktuan 38 viktima.

Tërmeti i dytë goditi Sumatrën veriore dhe, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), kishte magnitudë 6.9 ballë. Qendra Gjermane e Gjeoshkencave (GFZ) e vlerësoi magnitudën në 6.8 ballë.

Epiqendra u regjistrua në zonën e Pematangsiantar, rreth 126 kilometra nga Medani, ndërsa thellësia fokale ishte 158 kilometra.

Deri tani nuk ka të dhëna për viktima apo dëme të shkaktuara nga tërmeti i dytë.

Tërmeti vjen disa orë pas lëkundjeve të fuqishme në Indonezinë lindore, ku numri i viktimave ka shkuar në 38.

Indonezia është një nga zonat më aktive sizmike në botë. Arkipelagu ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë ku tërmetet dhe aktiviteti vullkanik janë të shpeshta.

Ndërkohë, një tërmet me magnitudë 5.8 ballë është regjistruar edhe në brigjet veriore të Papua Guinesë së Re. Sipas Qendrës Gjermane të Gjeoshkencave, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash.