TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fluksi i emigrantëve që po kthehen në vend ka sjellë trafik të rënduar në Rrugën e Arbrit, ku gjatë ditës së sotme janë regjistruar dy aksidente në segmentin Bulqizë–Fushë Bulqizë.
Keshtu, dy aksidente rrugore janë shënuar paraditen e sotme në Bulqizë, brenda një harku kohor prej rreth 20 minutash, duke lënë të plagosur tre persona.
Aksidentet janë regjistruar në vendin e quajtur Vajkal dhe në zonën e Pishave, në Fushë-Bulqizë.
Mësohet se kanë qenë drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidente ata që kanë njoftuar ambulancën dhe Policinë.
Shërbimet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve, të cilët më pas janë transportuar drejt Spitalit të Bulqizës.
Një grua është nisur drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar. Sipas mjekëve, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mjekëve, njëra prej të plagosurave, për shkak të gjendjes dhe nevojës për trajtim më të specializuar, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, dy personat e tjerë ndodhen në Spitalin e Bulqizës dhe kanë marrë dëmtime të lehta.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e dy aksidenteve, ndërsa vijojnë verifikimet në vendngjarje.
