AKTUALITET, 19 August 2026, 10:39

Operacioni/ I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

Një 32-vjeçar është vënë në pranga të policisë me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Në momentin e ndalimit në Rinas, ai i është prezantuar uniformave blu me një identitet të rremë me qëllim shmangien e identifikimit dhe arrestimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë.

“DVP Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari. 

Në momentin e ndalimit nga  shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij. 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, njofton policia.