AKTUALITET, 19 August 2026, 11:42

E rëndë në Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Një 67-vjeçar i identifikuar, Lumturim Qerimi është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.

Ai dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij në Orikum, ndërsa po bënte rregullime.

Megjithatë këto janë të dhënat e para mbi ngjarjen. Detajet e ngjarjes pritet t’i konfirmojë dhe Policia e Vlorës.