AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 23:36

Trafikonin kokainë nga Kolumbia, arrestohen tre shqiptarë në Francë

Trafikonin kokainë nga Kolumbia, arrestohen tre shqiptarë në

1.3 ton kokainë me vlerë 39 milionë euro të sekuestruara në Bordo, 23 persona të arrestuar, midis tyre edhe  tre shqiptarë.

Ky është bilanci i një superaksioni të zhvilluar të dielën në Francë

Sipas hetimeve, grupe të ndryshme kriminale siguronin nga Franca sasi të mëdha droge, që sillej aty nga trafikantët amerikano-latinë.

Kokaina e sekuestruar ishte fshehur në valixhe dhe çanta sportive. Sasi prej 1.3 ton drogë, duke përllogaritur se 1 kg shitet 30.000 Euro, do të gjeneronte plot 39 milionë Euro për trafikantët.

Siç raporton televizioni francez “BFM TV”, janë sekuestruar gjithashtu edhe 7 automjete dhe qindra-mijëra euro "cash"

Hetimet tregojnë se ata ishin në gjendje të siguronin qindra kilogramë kokainë për të furnizuar tregjet franceze, italiane, spanjolle, angleze e shteteve të tjera të Europës Perëndimore.

Për të goditur këtë rrjet kriminal, autoritet franceze kanë bashkëpunuar me DEA-n amerikane, autoritet spanjolle dhe ato kolumbiane.