AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 19:12

Dhunojnë dhe grabisin të moshuarit, maskat u marrin 1 milionë lekë

Dhunojnë dhe grabisin të moshuarit, maskat u marrin 1 milionë

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në në fshatin Shkallnur të Durrësit rreth orës 3 të mëngjesit.

Policia e Durrësit bëri me dije se tre persona të maskuar dhe të paidentifikuar ende kanë dhunuar dhe kanë lidhur me litar dy bashkëshortët e moshuar M.E., 77 vjeç dhe SH.E., 69 vjeçe dhe më pas kanë marrë një sasi parash, rreth 1 milion lekë të vjetra.

Autorët janë larguar pa mbërritur policia e cila ka shoqëruar disa persona.

Dy të moshuarit përfunduan në spital.

TPZ.AL