AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 21:23

Spahiu: Qeveria dështoi me minierat e kromit. Hasanlami: Fajin e ka Bashkia e Bulqizës

Spahiu: Qeveria dështoi me minierat e kromit. Hasanlami: Fajin e ka Bashkia

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, i cili është zgjedhur në zonën e Bulqizës, kritikoi fort qeveritë e të gjitha kohëve, për mënyrën sesi është menaxhuar Bulqiza dhe miniera e kromit.

Spahiu: Qeveritë dështuan të mbanin investimet në minierat e kromit. Situata e minatorëve në Bulqizë, është shumë e vështirë. Një nga hapat e parë, që një deputeti, një sindikate i takon, është statusi i minatorit. Janë propozuar disa statuse për naftëtarëve, apo oficerëve, por ndërkohë për minatorët ende nuk kemi një status. Qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë për minierat e Bulqizës, asgjë.

Ndërkohë, Drejtori i Minierave në Ministrinë e Energjisë, Mehmet Hasanlami, u shpreh se punësimi i fëmijëve është përgjegjësi e Bashkisë dhe jo e qeverisë.

Hasanlami: Spahiu e njeh situatën në Bulqizë, por për arsye politike nuk u leverdis ta pranojnë. Me keqardhje them se zoti Spahiu flet kështu, sepse edhe bashkia menaxhohet nga LSI. Bashkia e Bulqizës, me instrumentat e saj sduhet të lërë fëmijët apo gratë të punonjnë në krom, por ti mundësojë punësim./TPZ.AL/