AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 22:33

Spahiu: Në Bulqizë ka drama sociale. Hasanlami: Realiteti është shumë më i mirë

Spahiu: Në Bulqizë ka drama sociale. Hasanlami: Realiteti

Debate të forta u regjistruan në Top Story, për një nga çështjet më delikate, atë të situatës në Bulqizë, ku fëmijë dhe gra shtatzëna mbledhin krom për të nxjerrë bukën e gojës. Drejtori i Minierave, në Ministrinë e Energjisë, Mehmet Hasanlami, deklaroi se realiteti është shumë më i mirë në Bulqizë, në krahasim me vitet e kaluara. Por për deputetin dibran, Përparim Spahiu, atje është bërë vetëm një kopësht dhe një pedonale e vogël.

Hasanlami: Realiteti nuk është ai që u paraqit, është shumë herë më i mirë. Në Bulqizë, është bërë një pedonale, janë bërë rreth 2.5 milion euro investime.

Spahiu: Në Bulqizë ka drama sociale. Është bërë vetëm një kopsht, madje me materialet e një kopshti të rrënuar. Nëse janë hedhur 2.5 milion euro vetëm për pedonalen, atëherë kjo është një tjetër abuzim.

Deputeti Spahiu, foli edhe për Bashkinë e Bulqizës, e cila ka një buxhet modest ndërsa qeveria merr pjesën më të madhe të fitimeve nga taksat e rentës minerare dhe tatim fitimin për kromin.

Spahiu: E di sa para paguan një kompani taksë pastrimi, tek Bashkia e Bulqizës, 150 mijë leka të reja. Pra Bashkia e Bulqizës, nuk ka mundësi të bëj asgjë me këto fonde. Renta minerare, kërkesa ime e viteve 2013 ti kalojnë bashkive. Është taksë, ta marrë bashkia ndërsa tatim fitimi le ta marrë qeveria. Kontributi i kompanive në Bulqizë është zero./TPZ.AL/