AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 21:37

Miliarderi Samir Mane flet për kromin: Kompania jonë ka pagat më të larta për minatorët

Miliarderi Samir Mane flet për kromin: Kompania jonë ka pagat më

Miliarderi Samir Mane, i cili njihet për investimet e tij në turizëm, qendra tregtare dhe ndërtim, foli për një nga investimet e tij të fundit, atë në biznesin e kromit.

Mane: E para duhet ndarë se Albchrome, është një nga 35 minierat në Bulqizë. Minierat ne i kemi marrë në fillim të vitit 2013. Para nesh ishin 2 koncesionarë të tjerë, të cilët dështuan. Ne e kemi marrë me rreth 800 punëtor, dhe tani janë 1100 puntorë. Kërkesa e parë e minatorëve ka qënë hapja e pusit të 9, që është edhe më i thelli dhe që garanton punë edhe për 30-40 vite të ardhshme. Është një investim prej 22 milion euro. Rroga mesatare, në Albchrome është 87 mijë lekë të reja. Fondi i pagave për minatorët është 12 milion dollarë në vit, këto janë shifrat e verifikueshme. Investimi deri në 2021 mund të shkojë deri në 55 milionë dollarë./TPZ.AL/