AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 21:57

Policia kap 60-vjeçarin grek me 118 kg marijuanë, vinte nga Shqipëria

Policia kap 60-vjeçarin grek me 118 kg marijuanë, vinte nga

Nuk janë vetëm shqiptarët që kapen me drogë në Greqi.

Policia helene ka arrestuar një shtetas grek pasi është kapur me 118 kg drogë.

Sipas mediave greke, policia ka ndjekur një automjet që vinte nga kufiri shqiptar.

Mjeti është tentuar të ndalohet në afërsi të Artës, por nuk i është bindur urdhrit. Ai u arrit në qytetin bregdetar Amfilochi.

Në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 108 pako me 118 kg marijuanë. Në pranga përfundoi drejtuesi grek 60-vjeçar.