AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 21:09

“E mora në makinë se binte shi”, çfarë dëshmoi në polici “përdhunuesi” nga Tirana

“E mora në makinë se binte shi”,  çfarë

Dëshmi kontradiktore kanë qenë ato të vajzës 13-vjeçare nga Kruja e zhdukur që të premten nga shtëpia dhe një djali 32-vjeçar të cilin e akuzon se e ka përdhunuar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për  “BalkanWeb”  edhe dëshminë e Alfred Tereziut, 32-vjeçari nga Tirana i arrestuar sot pas denoncimit të vajzës. Blutë e Durrësit thonë se djali ka një dëshmi krejt tjetër për ngjarjen, por deri sa të dalë përgjigjja e analizës mjeko-ligjore, për vajzën, ai do të qëndrojë prapa hekurave.

I riu mësohet të ketë thënë se vajzën e ka shoqëruar deri diku, pasi e ka parë në rrugë, dhe i ka ardhur keq që po lagej në shi.

“E pashë në rrugë, ajo më ngriti dorën, e mora vetëm se po binte shi. E mora në makinë, e çova deri ku donte ajo. Nuk e kam prekur me dorë, aq më pak ta kem përdhunuar. Nuk e di çfarë thotë ajo, por unë s’kam lidhje fare me këtë histori” ka dëshmuar djali, siç mëson “BalkanWeb”

Sakaq burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se e mitura i dërgoi ata pranë një moteli në autostradën Tiranë-Durrës, aty ku pretendonte se ishte përdhunuar. Ata kanë sekuestruar kamerat e sigurusë së hotelit për të parë nëse i riu ka hyrë me të në hotel.

Njoftimi i policise

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin<

  • Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.

Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.