AKTUALITET, 26 October 2026, 16:00

Aksident rrugor në Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Aksident rrugor në Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një 16-vjeçar ka mbetur i dëmtuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë”.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri po drejtonte një ciklomotor kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke u përfshirë në aksident.

Si pasojë, 16-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet e aksidentit.