AKTUALITET, 16 October 2026, 19:57

Tensionet para Kryeministrisë, polici hedh gur drejt protestuesve, kolegu e ndalon

Tensionet para Kryeministrisë, polici hedh gur drejt protestuesve, kolegu e

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë edhe në ditën e katërt të protestës në kryeqytet, ndërsa tensionet mbeten të larta në zonën pranë Kryeministrisë.

Në pamje shfaqen forca të shumta policie të pozicionuara përballë protestuesve, në një situatë të tensionuar.

Në pamjet e publikuara, një efektiv policie shihet teksa merr një gur dhe e hedh në drejtim të protestuesve. Menjëherë pas këtij veprimi, një koleg i tij afrohet dhe e ndalon, duke mos e lejuar të vijojë me veprime të tilla.