AKTUALITET, 16 October 2026, 18:51

Tensionet nuk ndalen në Tiranë/ Protestuesit hedhin gurë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

Tensionet nuk ndalen në Tiranë/ Protestuesit hedhin gurë në

Ndërsa në Tiranë po bie nata, përplasjet mes protestuesve dhe forcave të Policisë vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku situata mbetet e tensionuar.

Protestuesit dhe efektivët e Policisë janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në dy anët e bulevardit, me selinë e Kryeministrisë në mes.

Grupe protestuesish të maskuar, të shpërndarë në turma që lëvizin përgjatë bulevardit, vijojnë të hedhin gurë në drejtim të efektivëve. Ndërkohë, Policia, e vendosur në pozicion mbrojtës, u përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një zonë përplasjesh, ku protestuesit dhe forcat e rendit qëndrojnë në dy anët e tij, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.