TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas reagimit të ministrit të Brendshëm, ka reaguar edhe Policia e Shtetit lidhur me dhunën e ushtruar ndaj dy nxënësve.
Policia e Shtetit bën me dije se ka pezulluar nga detyra dy punonjësit e policisë, të cilët shfaqen në video duke dhunuar nxënësit. Ndërkohë, për rastin kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Në reagimin e saj, Policia thekson se përgjegjësia është individuale dhe garanton qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast dhune nga ana e punonjësve të saj.
Njoftimi i policisë:
Menjëherë pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shfaqen dy punonjës policie në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht:
Inspektor E. P. dhe inspektor T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.
Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për dy punonjësit e Policisë.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast dhune apo tejkalimi të detyrës nga ana e punonjësve të Policisë.
Përgjegjësia është individuale, por veprime të tilla cenojnë rëndë imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve.