AKTUALITET, 16 October 2026, 18:05

Protestuesit sulmojnë godinën e ish-hotel Dajtit, thyejnë xhamat e dyerve në hyrje

Protestuesit sulmojnë godinën e ish-hotel Dajtit, thyejnë xhamat

 

Godina e ish-hotel Dajtit, e cila aktualisht shërben si një nga pikat e Bankës së Shqipërisë, është sulmuar nga protestuesit gjatë protestës në Tiranë.

Disa të rinj kanë thyer xhamat e hyrjes së godinës. Fillimisht, pranë hyrjes është afruar një i ri, i cili më pas ka thirrur të tjerë në ndihmë. Së bashku, ata kanë thyer xhamat.

Megjithatë, të rinjtë nuk kanë arritur të futen brenda godinës, pasi hyrja ishte e fortifikuar me një strukturë metalike.