AKTUALITET, 16 October 2026, 17:27

Vijojnë tensionet në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'/ Protestuesit qëllojnë makinën ujëhedhëse, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

Vijojnë tensionet në bulevardin 'Dëshmorët e

Tensionet vijojnë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', pranë Kryeministrisë, ku protestuesit janë grumbulluar që prej orës 16:00, ndërsa përballë tyre janë pozicionuar efektivët e policisë.

Prej rreth 1 ore e 15 minutash, mes protestuesve dhe forcave të policisë vijon përballja në distancë. Protestuesit kanë goditur me pllaka dhe sende të tjera makinën ujëhedhëse të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.