AKTUALITET, 16 October 2026, 17:34

Protesta në Tiranë/ 5 persona marrin ndihmë mjekësore te Trauma, mes tyre dy të mitur dhe një efektiv policie! Ja gjendja e tyre

Protesta në Tiranë/ 5 persona marrin ndihmë mjekësore te

Pesë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Sipas përditësimit të orës 17:00 për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, mes tyre janë një efektiv policie, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, një protestues dhe një kalimtar.

Efektivi i policisë ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe është larguar nga spitali. Edhe njëri prej dy të miturve ka lënë spitalin, ndërsa i mituri tjetër vijon të jetë nën ekzaminim mjekësor.

Ndërkohë, protestuesi dhe kalimtari paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.