TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit, gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, kanë ndaluar pranë Ministrisë së Ekonomisë, ku i kanë vënë flakën derës kryesore të institucionit. Në përgjigje të situatës, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, me një reagim të ashpër ndaj protestuesve.
Për të shuar zjarrin dhe për të zmbrapsur turmën, policia ka përdorur në masë gaz lotsjellës, duke e hedhur në drejtim të protestuesve. Ndërhyrja masive ka bërë që ata të shpërndahen nga hapësira pranë Ministrisë së Ekonomisë.
Pavarësisht shpërndarjes së protestuesve nga kjo zonë, situata mbetet e tensionuar, ndërsa niveli i përplasjes pranë institucionit vijon të jetë i lartë.



