TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Insituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot e nesër pritet nivel rreziku i lartë zjarri në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel rrezik “i moderuar”.
Sipas IGJEO-s, rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
IGJEO informoi se sot pasdite dhe nesër në qarkun Korçë priten reshje të dobëta të shoqëruara me shtrëngata lokale, ndërsa në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta. Në qarqet e tjera nuk priten reshje.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 25 / 38 °C; në vendet e ulëta: 22 / 40 °C; në vendet malore: 16 / 33 °C
Era, sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore për momente deri e fortë.