AKTUALITET, 8 August 2026, 09:20

Aksidenti i trefishtë në aksin Lezhë-Laç/ Përplasen 3 automjete, një person përfundon në spital (Video)

Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit.

Në përplasjen e fuqishme janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar.

I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.