TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në ambientet e dhomës së ajrimit, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se dy të burgosurit janë dëmtuar gjatë konfliktit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ata janë goditur me mjete të improvizuara, mes tyre edhe brisqe rroje.
Pas nisjes së sherrit, forcat e sigurisë së burgut kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën. Të burgosurit janë rikthyer më pas në qelitë e tyre.
Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga burgu i Fierit bëjnë me dije se njëri prej të plagosurve ka qenë në paraburgim. Ndërkohë, stafi drejtues i institucionit është thirrur me urgjencë për të shqyrtuar situatën dhe për të përcaktuar rrethanat e incidentit.
Deri në këto momente nuk dihen rrethanat e plota që çuan në nisjen e konfliktit. Gjithashtu, nuk janë bërë të ditur emrat e dy të plagosurve apo të personave të tjerë të përfshirë në sherr.
Pritet një reagim zyrtar nga drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili pritet të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe masat e marra pas incidentit.