AKTUALITET, 8 August 2026, 09:56

U ekstradua nga Kolumbia, gjykata lë në burg “Kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull

Është mbajtur në GJKKO seanca ndaj kolumbianit Saimir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, i dënuar me 14 vite burg për laboratorin e kokainës në Frakull.

Seanca është zhvilluar në kuadër të procedurave pas ekstradimit të tij në Shqipëri. Në përfundim të seancës, GJKKO ka vendosur ta lërë Rodriguez në masën e sigurisë “arrest në burg”.

53-vjeçari u ekstradua nga Kolumbia dhe mbërriti në Shqipëri të enjten në mbrëmje, pas procedurave të kryera nga autoritetet për kthimin e tij në vend.

Saimir Rosales Rodriguez është një nga trafikantët e përfshirë në dosjen e Frakullës, ku bëhet fjalë për laboratorin e kokainës. Ai njihet ndryshe me nofkën “Kimisti”.

Pas operacionit antikokainë në Frakull, Rodriguez kishte arritur të largohej nga Shqipëria dhe të qëndronte jashtë vendit. Më pas, autoritetet shqiptare vijuan procedurat për ekstradimin e tij nga Kolumbia.

Tashmë, pas mbërritjes në Shqipëri dhe zhvillimit të seancës në GJKKO, gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për 53-vjeçarin, i cili është i dënuar me 14 vite burg për laboratorin e kokainës në Frakull.