TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, është takuar me ekipin shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare 2026 në Taranto të Italisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi krah sportistëve shqiptarë, Gonxhja shkruan se vendi ynë merr pjesë në këtë kompeticion me një nga delegacionet më të mëdha të sportistëve shqiptarë në historinë e pjesëmarrjes së saj.
Teksa u ka uruar suksese sportistëve shqiptarë në përfaqësimin e kombit tonë në këtë kompeticion, Gonxhja ka shkruar gjithashtu se një risi e veçantë e këtij edicioni është “akomodimi i sportistëve në kroçerën gjigante AROYA, e cila është shndërruar në një ‘fshat’ modern për delegacionet.”
“Taranto, Itali, me ekipin shqiptar në prag të nisjes së Lojërave Mesdhetare 2026, ku Shqipëria merr pjesë me një nga delegacionet më të mëdha të sportistëve shqiptarë në historinë e pjesëmarrjes së saj, të angazhuar në disa disiplina, ndërsa një risi e veçantë e këtij edicioni është akomodimi i sportistëve në kroçerën gjigante AROYA, e cila është shndërruar në një “fshat” modern për delegacionet.
Ju urojmë shumë suksese sportistëve tanë, paraqitje sa më dinjitoze dhe sa më shumë rezultate të larta e medalje! Me krenari, përkushtim dhe zemrën kuqezi, përfaqësoni Shqipërinë dhe ngrini lart flamurin tonë kombëtar!”, ka shkruar ministri Blendi Gonxhja në rrjetet sociale.