TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi njoftoi sot se në Dukat (Vlorë) ka vijuar pa ndërprerje operacioni i Forcave të Armatosura për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.
Sipas tij, 70 efektivë të Forcës Tokësore, 29 efektivë të Komandës Mbështetëse, dy efektivë të Policisë Ushtarake dhe dy avionë zjarrfikës – në vijën e parë të përballimit të një situate jo të lehtë.
“Falë angazhimit të jashtëzakonshëm është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit”, theksoi Nufi.
Ministri shprehu mirënjohjen për efektivët e angazhuar, teksa shtoi se vijon monitorimi i situatës në terren, ndërsa trupat mbeten në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.