AKTUALITET, 21 August 2026, 18:16

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e

Shqipëria pritet të përfitojë 61 milion euro në kuadër të Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave të Bashkimit Evropian, pas përmbushjes së një sërë masash në sektorin e energjisë, brenda 30 qershorit të këtij viti.

Njoftimin e bëri ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, gjatë një postimi në Facebook, duke theksuar se “këto fonde do të mbështesin investimet, zhvillimin ekonomik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian”

Ministri ka treguar dhe ndërhyrjet kryesore në kudarin rregullator që sipas tij përafrojnë vendin me standartet e BE-së, duke përmendur “ngritjen e sistemit të garancive të origjinës për energjinë e rinovueshme, miratimin e rregullave të reja për etiketimin e produkteve me ndikim në konsumin e energjisë, miratimi e Ligjit të ri për Sektorin e Energjisë Elektrike apo dhe harmonzimin e legjislacionit për biokarburantet, thjeshtimin e procedurave për investimet në energjinë e rinovueshme si dhe avancimin e zbatimit të paketës së integrimit të tregut të energjisë me Bashkimin Evropian.

Karakaçi ka treguar gjithashtu se është plotësuar dhe detyrimi për të instaluar 600 mega kapacitete të energjisë së rinovueshme deri më datë 30 qershor 2026. “Është fakt që tashmë ky kapacitet është instaluar dhe në Shqipëri kemi mbi 600 mega kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme. Kjo dëshmon qartë se reformat po shoqërohen me investime konkrete dhe rezultate të prekshme”, shprehet ministri.