TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shfaq një nivel gjithnjë e më të avancuar zhvillimi, ku pjesa më e madhe e sipërmarrjeve të reja kanë kaluar fazën fillestare të idesë dhe kanë hyrë në treg. Sipas të dhënave të raportit “Albania Startup Ecosystem Assessment 2025”, të publikuara nga Startup Albania, 31% e startup-eve shqiptare kanë arritur të gjenerojnë fluks pozitiv të ardhurash. Kjo është edhe kategoria më e madhe, duke treguar se pothuajse një në tre startup-e ka krijuar tashmë një model biznesi financiarisht funksional.
Ndërkohë, 26% e sipërmarrjeve janë ende në fazën e zhvillimit, ndërsa 22% kanë një produkt të gatshëm, por ua ofrojnë përdoruesve falas. Vetëm 14% kanë hedhur në treg produkte me pagesë. Një pjesë më e vogël e startup-eve, rreth 5%, e kanë produktin të përfunduar, por nuk kanë ende përdorues, ndërsa 3% ndodhen vetëm në fazën e konceptit.
Sa i përket segmentit të tregut, dominojnë modelet biznes me biznes që arrin te konsumatori final, ku biznesi ofron shërbime për një biznes tjetër, i cili më pas arrin te konsumatori final. Ky model përfaqëson 51% të startup-eve.
Rreth 30% operojnë në modelin biznes me biznes, , ndërsa 19% u drejtohen drejtpërdrejt konsumatorëve përmes modelit biznes me konsumator. Të dhënat tregojnë një ekosistem të orientuar kryesisht drejt bashkëpunimit mes bizneseve, por me sfidë kryesore kthimin e produkteve të gatshme në burime të qëndrueshme të ardhurash.