AKTUALITET, 18 July 2026, 13:34

Atentati në Sarandë/ Stabilizohet gjendja e 50-vjeçarit, Thimjo Rubati

50-vjeçari Thimjo Rubati, i plagosur pas një atentati mbrëmjen e së premtes në Sarandë, i transportuar mandej në spitalin e Janinës, tashmë ka dalë nga rreziku për jetën.

Burime pranë spitalit të Janinës bëjnë me dije se janë evidentuar në trupin e tij 3 plumba me armë zjarri, dy në afërsi të mëlçisë dhe një në kërbishte.

Plumbat nuk kanë prekur asnjë organ jetësor dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës ku iu dhanë dy flakonë gjak dhe mjekimit më të specializuar nga kirurgët grekë gjendja e të plagosurit paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë sapo ka zbardhur dita e sotme grupi hetimor ka shkuar sërish në vendin e ngjarjes dhe në një perimetër të gjerë po mbledh kamera sigurie dhe elementë të tjerë, ndërkohë që njëkohësisht po merren edhe disa persona në pyetje.