TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia e Lirisë thotë se rënia e numrit të nxënësve në shkolla, tregon se mijëra familje janë larguar nga vendit.
“Ndërsa propaganda flet për investime dhe suksese, realiteti është krejt tjetër. Mbi 300 shkolla publike janë mbyllur, bashkuar ose riorganizuar për shkak të mungesës së nxënësve. Rënia e lindjeve me rreth 37% gjatë kësaj periudhe dhe emigrimi masiv i familjeve të reja nuk janë fenomene të rastësishme. Ato janë tregues të drejtpërdrejtë të dështimit të politikave ekonomike, sociale dhe arsimore të qeverisë. Çdo shkollë e mbyllur është dëshmi e një komuniteti që po shuhet dhe e një shteti që ka dështuar të mbajë qytetarët e vet” tha Arla Merja, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë.
Sipas Partisë së Lirisë, qeveria nuk duhet ta injorojë këtë situatë.
Ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndalojë fshehjen pas statistikave të manipuluara dhe të pranojë realitetin dramatik që po përjeton sistemi arsimor”, përfundoi Merja.