TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptari Romeo Bajrami është vënë nën akuzë nga autoritetet federale amerikane për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, pasi dyshohet se kaloi kufirin nga Kanadaja me një motor uji të tipit Sea-Doo, të marrë me qira.
Sipas dosjes penale, 40-vjeçari dyshohet se gjatë kalimit të lumit St. Clair ka transmetuar live në Facebook. Mediat e huaja raportojnë se pamjet janë përfshirë në provat e hetimit.
Hetimet tregojnë se Bajrami kishte marrë me qira mjetin lundrues në qytetin Sarnia, në Kanada, por nuk e ktheu atë. Pas njoftimit të autoriteteve kanadeze, Garda Bregdetare dhe Patrulla Kufitare amerikane nisën kërkimet, duke e gjetur Sea-Doo-në të braktisur në brigjet e Port Huron, në Miçigan.
Gjatë hetimeve, agjentët zbuluan edhe një video publike në Facebook, ku sipas tyre shfaqet Bajrami duke kaluar lumin me Sea-Doo. Sipas autoriteteve, të dhënat e vendndodhjes së videos përputhen me zonën ku ai dyshohet se hyri ilegalisht në territorin amerikan.
Pas gati një viti hetimesh, Bajrami u lokalizua në një burg në Boston, ku ndodhej i arrestuar për një çështje tjetër.
Ai tashmë përballet me akuzën për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim deri në gjashtë muaj burg.