AKTUALITET, 18 July 2026, 14:28

Dyshohet për abuzim deri 3 mln euro, jepet masa për 3 punonjësit e Postës Shqiptare në Durrës

Dyshohet për abuzim deri 3 mln euro, jepet masa për 3 punonjësit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare të Durrësit, të akuzuara për shpërdorim detyre dhe vjedhje të parave të pensioneve.

Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata ka bërë vlerësimin e ligjshëm të masës së ndalimit dhe ka vendosur: “Arrest me burg” për Elisabeta Mataj, “Arrest në shtëpi” për Valbona Duni si dhe “Arrest në shtëpi” për Paola Danaj.   

Tre punonjëset dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën duke përvetësuar para të pensioneve. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë. Menjëherë pas zbulimit të skandalit, Posta Shqiptare ka marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe ka dorëzuar një kallëzim penal pranë organit të Prokurorisë, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin përkatës. Hetimet e deritanishme ngrejnë dyshime për shpërdorimin e një shume prej 700 mijë eurosh. Por ka dyshime se ky dëm mund të shkojë deri në 3 mln euro.