SPORT, 10 Mars 2023, 12:00

Zbulohet prapaskena, Musiala “tradhtohet” nga Mesi: Më gënjeu për fanellën

Zbulohet prapaskena, Musiala “tradhtohet” nga Mesi: Më

Xhamal Musiala ka marrë trajtën e lojtarit kryesor në Mynih, ndonëse është vetëm 19 vjeç.

“Bambi” është cilësuar shpesh nga legjendat gjermane si “Mesi” i “Pancerave”, mbi bazë të aftësive poseduese me sferën nën këmbë, aty ku driblimet qëndrojnë në krye. Gjithsesi, takimi i fundit la të kuptohet se nuk ishte dita e tij për të marrë rolin e protagonistit.

Por kjo nuk ishte e gjitha, deklarata pas ndeshjes me PSG-në, e cila konkretizoi kalimin në çerekfinale të Champions-it, do të zbardhte prapaskenën mes tij dhe Mesit: “I kërkova fanellën Leos kur ishim ende në fushë dhe më sinjalizoi të shkoja në dhomat e zhveshjes.

Kur mbërrita, kuptova se ai nuk gjendej në të, ishte larguar, nuk e prisja”, përfundoi i pezmatuar Xhamali.