TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani arriti të siguronte një biletë për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas plot 11 vitesh. Kuqezinjtë e Piolit, barazuan pa gola në duelin e kthimit ndaj Totenhemi, duke u treguar të pakalueshëm në mbrojtje.
Dueli i parë në “San Siro” përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Milanit, ndërsa ky i kthimit, u mbyll me rrjeta të paprekura. Një kualifikim mëse i merituar i kuqezinjve, që shfaqën karakter dhe dëshirë në fushën e lojës. Padyshim që reparti më dinjitoz në duelin e mbrëmjes së sotme, ishte mbrojtja, që nuk lejoi hapësira për vendasit e Totenhemit.
Milan rikthehet në çerekfinalet e UEFA Champions League pas 11 vitesh dhe këtë e bënë përsëri ndaj një skuadre londineze, ndaj Totenham, ashtu si në edicionin 2011-2012 ndaj Arsenal.
Lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA, është zgjedhur Fikajo Tomori, që ra në sy me ndërhyrjet e tij vendimtare, duke mos lejuar kundërshtarët që të depërtojnë në zonën kuqezi. Një paraqitje mbresëlënëse për ish-mbrojtësin e Çelsit, në vendin e tij të lindjes.