TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbolli italian kërkon të ringrihet financiarisht për t’iu afruar sadopak Premier Ligës që ka krijuar një diferencë të frikshme dhe duket se drejtuesit e Ligës italiane, po mendojnë rimodelimin e kampionatit që të ngjajë me atë anglez.
Të hënën do të ketë një mbledhje të Asamblesë së Ligës së Futbollit në Itali dhe ideja e drejtuesve është që të afrojnë sa më shumë financime. Kështu, përveç sponsorëve të ndryshëm që mund të bëhen pjesë e aktivitetit, do të shqyrtohet edhe ideja që kampionati të shtrihet deri në fundin e vitit.
Plani është që të luhet edhe pas Krishtlindjeve, deri më 30 dhjetor, pak a shumë si anglezët të cilët nuk ndalen as në festa e fundvitit. Një formulë që u ka rritur shikueshmërinë britanikëve dhe tashmë italianët po mundohen ta kopjojnë duke menduar se kështu mund të ngjallin më shumë interes edhe te kompanitë e transmetimeve televizive për të siguruar më shumë të ardhura.