TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deklaratat e pasndeshjes mes Chelsea-t dhe Borussia Dortmund kanë qenë të zjarrta. Disa lojtarë të klubit madje dhe vetë CEO i BVB-së kanë dënuar në disa aspekte kryesorin holandez Danny Makkelie.
I pari që nisi akuzat ishte Sammer, i cili akuzoi kryesorin edhe për mënyrën e sjelljes me futbollistët në fushë. “Ishte një skandal i vërtetë vendimi i tij për të përsëritur penalltinë. Ai është një karakter shumë arrogant”, tha këshilltari i jashtëm i klubit të Borussias të Dortmundit.
Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe Wacke. “Mendoj se në këtë ndeshje arbitri tentoi që të ishte ai protagonisti i vetëm i mbrëmjes. Nuk e kuptoj se çfarë nevoje kishte që të sillej kështu”, pohoi CEO i klubit nga Ruhri.
Me tone të ashpra komentoi edhe Emre Can vendimet e kryesorit nga Holanda. “Nuk di se çfarë të them. Sigurisht që lojën e lejuam shumë shpejt që të na ikte në duart, por edhe arbitri me sjelljen dhe vendimet e tij na acaroi jo pak. U soll si arrogant gjatë të gjithë ndeshjes”, tha mesfushori gjerman.