SPORT, 8 Mars 2023, 16:27

Statistikat/ Parisienët të varur totalisht në këmbët e yllit francez, PSG me sytë tek Mbape rreth “ëndrrës së vjetër”

Statistikat/ Parisienët të varur totalisht në këmbët e

Lakmia për tu kurorëzuar në Champions mbetet ende aktive në radhët e PSG-së, ndonëse çdo sezon që kalon dalin në dritë alibi të reja mbi dështimin e tye. Edhe pse shumat stratosferike të harxhuar në tregun e transferimevce përgjatë viteve të fundit kapin shifra marrmanesë, duke siguruar “alienë” si Mbape, Mabpe apo Nejmar, qëndronë në vend numëroi përsa i përket triumfit përtej Francës. Më poshtë po ju prezantojmë disa nga karakteristikat e parisienëve në Ligën e Kampionëve që prej sezonit 2019-2020, e cila përkon me arritjen e tyre më të madhe në kompetcionin në fjalë.

Porta-Eksperinca e Kejlor Navas do ti vinte në ndihme Tomas Tuhet për ti dërguar franceztë në finalen e “Lisponës” ndaj Bajernit, ndonëse Kingsli Koman do i linte në gjysëm ëndërrën. Edhe në sezonet pasardhëse, Poketinjo do i besonte të njëjtit personazh në kudrat (sëbashku me Markinjos dy futbollistë me minutazhin më të lartë te ‘Princërit’), megjithatë ardhja e Xhanluxhi Donarumës do i ndryshontë skenarët e gardianit, me kostraikan që do të largohet jashtë Francës, duke mënjanuar edhe sigurinë e katërkëndëshit.

Mbrojtja-Reparti difensiv ka qënë gjithmonë “thembëra e Akilit” në Paris, pavarëisisht trajnerëve dhe protagonistëve të ndryshëm në të. Markinjos është përpjekur ta mbajë lart flamurin e qëndrushmërisë, e përkthyer si futbollisti me minutazhin më të lartë në këtë hark kohorë të analizës nga kampi i parisienëve. Madje 28-vjeçrai ka bërë mësëmiri jo vetëm detyrën e spastrimit të zonës, por edhe heroin në portën kundërshtare. Përgjatë sezonit 2019-2020, ai sëbashku me Nejmar kishin statistikat mët të mira të finalizuesit pas fazës së grupveve me 2 konkretizimi, ndonëse tiparet e tij nuk kanë të bëjnë me “profesionin” e goleadorit. Kimpembe gjithashtu ka lujatur rol përcaktues me statusin e një “luftëtari” në prapavijë, megjithatë si trnsalpin, ashtu edhe mbrojtësi brazilian nuk ndodhen në formën optimale për ta kryer misionin e tyre ndaj Bajernit. Konkretisht Presenel është i lënduar dhe mungesa nuk mund të evitohet në “Allianz Arena”, ndërsa Markinjos sapo është rithyer nga riaftësimi, çka do të thotë se hallet në “murin” e fundit që të dërgon përpara kuadratit të mbrojtur nga Donaruma nuk sjell siguri, e vertetuar edhe me performancat gjatë sezonit aktual, 7 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, në asnjë rast nuk është mbajtur porta e pastër.

Mesfusha-Kthimi i Nejmar në mesfushë për të shërbyer në favor të sulmi është treguesi më i qartë se sa efikasitet ka pasur reparti në fjalë. Megjithtë kontributi i Angel Di Maria nuk mund të vihet në diskutim. Argjentinasi ka dhënë “shpirtin” jo vetëm në pasën e fundit, por edhe në goditjen finale. 6 asiste është kuota e realizuar nga Di Maria përgjatë sezonit më të sukseshëm në Champions të francezvë në 11 duele të zhvilluar (0.54 asist për ndeshje). Verrati i ka bërë ballë “revolucionit” në këtë repart, ndonëse pa bujë, përveç emrit.

Sulmi-Zbrkimi i Kilië Mbape dhe së fundmi i një “alieni” në spektrin e futbollit si Lionel Mesi në “Parc des Princes” bëri që edhe skeptikët më të mëdhënj të besonin mbi triumfin në trofeun më të lakmuar për klube në kontinentin e vjetër. Ideja e mësipërme ka mbetur ende hipotezë, megjithatë statistikat e Kilië Mbape dhe rikthimi i “Pleshtit” në versionin më të mirë i kanë “ringjallur” edhe njëherë shpresat. Të dhënat flasin qartë, 41 përfshirje goli (26 konkretizime dhe 15 shërbime ndaj shokëve) në Champions në etapën e analizës me PSG-në, me një matsre 1.17. Nëse i referohemi në sezonin 2022-2023 ajo ka kapur majën, 37 raste në gol (30 finalzmime dhe 7 asiste) në 30 prezenca (mesatarja 1.23). Mesi, një tjetër arsyje se përse jo vetëm Nagelsman duhet të trembet. Kampioni i Botës me “Albiçelestët” ka kontribuar me 4 gola dhe të njtën kuotë asiste në 7 takime.

Trajneri-Kristof Galtie i suprizojë drejtuesit e PSG-së në krye të Lilë. Kaq mjaftoi që atij ti besohej një ekip plotë yje. Pësimi i golit dhe ruajtja e qëndrueshmëri në përdorimin e skemavë janë dy “vullkanet” aktivë që mund të shkrumbojnë ëndrrën e pronarëve katariotë. Moduli 3-4-3 është më i përdorur nga 56-vjeçari, ama nëse i referohemi aplikimi në përqindje përbën shqetësim (33.2%). Periudha eksperimentale vazhojë të qëndrojë kryefalë në idetë taktike të Galtie.

PSG-Faza e grupeve 2019-2020   

Kategoritë Të dhënat  Mesatarja
Fitore     5    83.4%
Barazime   1    16.6%
Humbje     0    –
Gola të shënuar 16   2.6
Gola të pësuar  2    0.33
Goditje në kuadrat   35   5.8
Sulmi (Mabpe-Ikardi-Nejmar)
Goleadori  Mabpe (5)  0.83 gola për ndeshje
Asistuesi  Mbape&Di Maria (3)   0.5 asist për ndeshje
Lojtari me më shumë minuta Markinjos  (520’ minuta)
Portjeri   Navas (5 raste) 83.5%
Bllokime   14   2.33
Kartonë të verdhë    12   2
Kartonë të kuq  0    –
Penallti të shkaktuar 1    0.16
Penallti të fituara  1    0.16
Pozicion jashtëloje  16   2.66
Skema e preferuar    4-3-3 (6)  100%
Trajneri Tomas Tuhel

PSG-Faza e grupeve 2020-2021   

Kategoritë Të dhënat  Mesatarja
Fitore     4    66.8%
Barazime   0    –
Humbje     2    33.2%
Gola të shënuar 13   2.16
Gola të pësuar  6    1
Goditje në kuadrat   29   4.83
Sulmi (Mabpe-Nejmar-Di Maria)
Goleadori  Nejmar (6) 1 gola për ndeshje
Asistuesi  Mbape (3)  0.5 asist për ndeshje
Lojtari me më shumë minuta Navas (540’ minuta, të plota)
Portjeri   Navas (6 raste) 100%
Bllokime   23   2.83
Kartonë të verdhë    17   2.83
Kartonë të kuq  2    0.33
Penallti të shkaktuar 2 (2 të shënuara)    0.33
Penallti të fituara  3 (2 të shënuara dhe 1 e gabuar)     0.5
Pozicion jashtëloje  19   3.16
Skema e preferuar    4-3-3 (4 raste) 67%
Trajneri Tomas Tuhel

PSG-Faza e grupeve 2021-2022   

Kategoritë Të dhënat  Mesatarja

Gola të pësuar  7    1.16

Goditje në kuadrat   26   4.33

Goleadori  Mesi (5)   0.83 gola për ndeshje

Asistuesi  Mbape (4)  0.66 asist për ndeshje

Lojtari me më shumë minuta Hakimi&Markinjos     (540’ minuta, të plota)

Portjeri   Navas&Donaruma (3 raste)   50%

Kartonë të verdhë    13   2.16

Penallti të shkaktuar 2 (1 e pësuar dhe 1 e pritur)   0.33

Penallti të fituara  3 (2 të shënuara dhe 1 e gabuar)     0.5

Pozicion jashtëloje  14   2.33

Skema e preferuar    4-3-3 (6 raste) 100%

PSG-Faza e grupeve 2022-2023   

Kategoritë Të dhënat  Mesatarja

Gola të pësuar  7    1.16

Goditje në kuadrat   36   6

Goleadori  Mbape&Mesi (4)  0.66 gola për ndeshje

Asistuesi  Mesi (4)   0.66 asist për ndeshje

Lojtari me më shumë minuta Donaruma&Markinjos (540’ minuta, të plota)

Portjeri   Donaruma (6 raste)   100%

Kartonë të verdhë    10   1.66

Penallti të shkaktuar 1 (1 e pësuar)  0.16

Penallti të fituara  1 (e shënuara)  0.16

Pozicion jashtëloje  14   2.33

Skema e preferuar    3-4-3 (2 raste) 33.2%